Maqedonia e Veriut sonte përballë Italisë

Maqedonia e Veriut sonte përballë Italisë

Maqedonia e Veriut do të përballet sonte me Italinë në një ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë përpara një sfide jashtëzakonisht të vështirë kur përballë vetes kanë kampionët e Europës në fuqi. Por, që nuk është mision i pamundur, Maqedonia e ka treguar edhe më herët.

Humbjen e fundit në Palermo, Italia do ta mbaj mend gjatë kohë, për faktin se Maqedonia e eliminoi në fazën e “plej-off”-it për Botërorin e Katarit.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut bëri përgatitjet e fundit mbrëmë, me Milevskin që pritet të nxjerrë më të mirën kundër Italisë. Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë do të zhvillohet sonte në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45.

MARKETING