Zyrtare/ Inzaghi rinovon kontratën, pjesë Interit deri në 2025-ën

Zyrtare/ Inzaghi rinovon kontratën, pjesë Interit deri në 2025-ën

Tashmë është zyrtare, Simone Inzaghi ka rinovuar kontratën me Interin deri në 2025-ën, pra duke e zgjatur edhe me një vit bashkëpunimin.

Marrëveshja mes palëve, e arritur javët e fundit, është bërë zyrtare mëngjesin kësaj të marte nga klubi “zikaltër” në një njoftim për mediet.

Paga e trajnerit do të jetë 5.5 milionë euro plus bonuset që do të shtohen në bazë të rezultateve të arritura.

Në dy sezonet e para te Interi, Inzaghi fitoi 4 trofe (dy Kupa Italie dhe dy Superkupa Italie), si dhe e çoi skuadrën në në finalen e Champions League qershorin e kaluar në Stamboll ku u mundën nga Manchester City.

“FC Internazionale Milano është e lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të zikaltërve deri në vitin 2025.”-bën me dije Inter.

MARKETING