Xhihad Arslan largohet nga FC Shkupi

Xhihad Arslan largohet nga FC Shkupi

Shkupi mbetet pa trajner. Tekniku turk Xhihad Arslan nuk do të jetë pjesë e Shkupit në periudhën në vijim. Vendimi është zyrtar dhe është konfirmuar edhe nga ana e klubit përmes një komunikate, ku mes tjerash falenderuar për kontributin e deri tanishëm.

Njoftimi i i FC Shkupit: Trajneri i deritanishëm, Cihat Arslan për shkak të çështjeve familjare ishte i detyruar që të kthehet në vendlindje që të jetë pranë familjes së tij. Kryesia e klubit, futbollistët dhe i gjithë stafi falënderon trajnerin Arslan për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe suksese të mëtejme.

Në ndërkohë kryesia e klubit tani më ka nisur bisedimet me disa trajnerë potencial për të zëvendësuar Arslan, e për çka do të jeni të informuar me kohë.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING