(VIDEO) Komisioni i Antidiskriminit do ta padisë Ministrinë e Arsimit për mungesën e librave

(VIDEO) Komisioni i Antidiskriminit do ta padisë Ministrinë e Arsimit për mungesën e librave

Komisioni për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi mund ta padisë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak të mungesës se librave. Kryetarja e Komisionit, Vesna Bendevska, thotë se nga klasa e parë deri në të nëntën nevojiten 126 tekste për lëndë të ndryshme, dhe prej tyre 34 për qind mungojnë qysh në fillim të vitit akademik. Ajo thotë se për klasën e gjashtë, të cilët këtë vit kanë filluar sipas konceptit të ri, mungojnë 10 libra në dhjetë lëndë mësimore, ndërsa tekste për të gjitha lënëdët kanë vetëm nxënësit e klasës së parë dhe të dytë.

Vesna Bendevska, kryetare e komisionit

“Nxënësit e klasave të treta e nisën vitin shkollor pa asnjë libër nga të gjitha lëndët e detyruara. Ende vijon botimi, përkthimi dhe shpërndarja. Mund të e supozojmë se për sa kohë do të ndodhin të gjitha këto, ndërsa MASH këtë e quan fazë finale”.

Sipas kryetares, mungojnë edhe librat e lëndës së matematikës, dhe për këtë as nuk është shpallur thirrje publike për formimin e ekipit të autorëve, ndërsa do të duhet të përkthehet në të gjitha gjuhët e tjera. Mungojnë edhe librat për  gjuhët e huaja.

Vesna Bendevsa, kryetare e komisonit

“Gjithsej 20 tekste të gjuhëve të huaja për të gjitha klasat nuk kanë ende miratimin për përdorim të dhënë nga Shërbimi Pedagogjik, dhe janë në një fazë të avancuar miratimi. Ai zgjat nga 20 ditë deri në tre muaj, kështu që nuk mund të supozohet se kur do të ketë tekste shkollore”.

Nxënësit e klasës së pestë nuk kanë libër të shkencave shoqërore dhe të historisë, i cili i tërhoq në maj, dhe bëhet fjal për at tekst ku mali Everest ishte 22 km i lartë.  Në saqrimet e MASH, thuhet se për tekstin e Histroisë dhe Shoqërisë nuk është dorëzuar dorëshkrim. Ndërsa, nxënësit e klasave të 7,8 dhe9-vedo të ndjekin programin e vjetër këtë vit shkollor.

Konkluzioni i Komisionit është se Ministra e Arsimit dhe Shkencës nuk e ka  eliminuar diskmriminimin e konstatuar, dhe është në përmasa më të mëdha në krahasim me atë që ka përcaktuar Komisioni në qershor të vitit 2023.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING