Sot mbyllet xhiroja e 6-të në elitë, Struga TL pret Tikveshin

Sot mbyllet xhiroja e 6-të në elitë, Struga TL pret Tikveshin

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të mbyllet sot me ndeshjen e Struga Trim Lum që do të pret në shtëpi skuadrën e Tikveshit nga Kavadari.

Kjo ndeshja ishte vendosur për tu luajtur për të hënën, veçmas nga ndeshjet tjera që u zhvilluan ditën e djeshme, për shkak të paraqitjes së Strugës në garat europiane.

Ekipi Shpëtim Duros është rikthyer të shtunën nga Islanda, ku zhvilluan ndeshjen e kthimit të plej of-it në Ligën e Konferencës me Breidablik, ku për shkak të një vonese, u detyruan të kthehen ditën e djeshme, pasi sipas program duhej të ishin të premten në vendin tonë. Struga Trim Lum deri më tani në sezonin e ri garues në elitë ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, ndërsa nesër do ta luajë takimin e tretë.

Përballja ndërmjet Strugës dhe Tikveshit do të zhvillohet të sot pasdite, duke nisur nga ora 16:00.

MARKETING