(VIDEO) Skandali në onkologji, kryeministri paralajmëron sanksione, VMRO pyet se ku jeton Kovaçevski

(VIDEO) Skandali në onkologji, kryeministri paralajmëron sanksione, VMRO pyet se ku jeton Kovaçevski

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski thotë se do të ketë përgjegjësi dhe sanksionim, në qoftë se vërtetohen dyshimet, për ndodhitë në Klinikën e Onkologjisë. Më tej kryeministri Kovaçevski u shpreh se çdo krim ka emër dhe mbiemër dhe ka përgjegjësi, detyra e MPB-së dhe prokurorisë është të siguroj prova në bazë të të cilave do të identifikohen fajtorët. Prandaj, shtoi që të mos sulmohen të gjithë mjekët dhe personeli mjeksorë.

Sinkron: Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Unë personalisht si kryeministër, Qeveria dhe partia që e përfaqësoj e përgëzoj dhe mbështes askionin që po e ralizon MPB dhe Prokuroria. Bëhet fjalë për punë që janë të tmerrshme dhe që nuk guxojnë të ndodhin. Është hera e parë që realizohet një aksion kaq i madh për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave të këtilla. Gjithashtu dua të bëjë thirrje të mos bëhet senzacionalizëm dhe sulm ndaj të gjithë mjekëve dhe personelit mjekësor”.

Nga VMRO i drejtojnë akuza kryeministrit pasi thonë se partia e tij është 7 vite në pushtet, ndërsa ai 2 vite kryeministër dhe kanë lejuar të ndodh një gjë e tillë në Klinikën e Onkologjisë.

VMRO-DPMNE

“Kovaçevski është i operuar nga turpi. Sa herë që ndodh ndonjë tragjedi ose paraqitet ndonjë skandal, ai del në opinionin dhe thotë ‘unë nuk jam prej këtu’, ‘jam i shqetësuar dhe i çuditur’, si të jetë duke punuar si analist dhe jo si kryeministër i vendit”.

Përndryshe, policia dhe prokuroia kanë zhvilluar një aksion në Klinikën e Onkologjisë, pas raportimeve të mediave se në këtë Klinikë rishiten barna të shtrenjta – citostatikë dhe kështu terapia e Klinikës ka përfunduar në tregun e zi.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING