(VIDEO) Ipard 3, 97 milionë euro për agroturizmin dhe zhvillimin rural

Vendi do të ketë 97 milion euro të reja, të cilat do të mund të përdoren për sektoritn e agroturizmit dhe zhvillimin rural. Siç bënë me dije përfaqësuesit e Qeverisë, Maqedonia e Veriut do të jetë e para në rajon që do të filloj me programin IPARD 3, me të cilin këto para do të jenë të pakthyeshme dhe do të përdoren për zhvillimin e agroturizmit dhe modernizimin e bujqësisë.

Ministri I Bujqësisë Lupço Nikollovski dekalroi se me publikimin e thirrjes së parë sektori i agroturizmit do të ketë në dispozicion 30 milion euro të cilat do të përdoren për ndërtime, rikonstruime dhe pajisje.

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësis

“Këto janë mjete për mundësi të reja, për më shumë investime për ndërtim dhe rikonstruim të fermave, serrave, hambare, kapanone, objekte për mekanizimin bujqësor, objekte për pajisjet e aktiviteteve pas vjeljes, objekte dhe pajisje për përpunim, pajisje për grumbullim, kalibrim, magazinim, ftohje, tharje, ngrirje e kështu me radhë”.

Përmes IPARD 3 mund të sigurohen para edhe për produkte alternative bujqësore dhe përpunim, prodhim pijesh, produkte joushqimore dhe aktivitete artizanale. Mund të aplikohet për ndërtimin e hoteleve, bungalot, restorante.

Kryeministri Kovaçevski  përmendi se me programin IPARD 2 Maqedonia ka shkallën më të lartë të shfrytëzimit nga të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE – 2 369 kontrata janë lidhur me fermerët.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING