Sylvinho i kthehet patriotizmit: “Kemi ADN-në shqiptare, duhet të bëjmë ndeshje të mirë”

Sylvinho i kthehet patriotizmit: “Kemi ADN-në shqiptare, duhet të bëjmë ndeshje të mirë”

Trajner i Shqipërisë, Sylvinho, doli në konferencë për shtypin për dy ndeshjet vendimtare për kualifikimin në Euro 2024 kundër Çekisë dhe Polonisë, ku u dha përgjigje pyetjeve të shumta për lojtarët e grumbulluara, ata të lënë jashtë dhe objektivat e skuadrës.

“Ne në këtë moment, kemi thirrur 35 futbollistë, ky është avantazhi i të punuarit me një kombëtare. Ne kemi një listë të gjerë prej 51 lojtarësh e mes tyre zgjedhim ata që na shërbejnë më shumë.

Për Abrashim mund të flasin shumë, ka dhënë shumë për Shqipërinë, por për shkak të karakteristikave të kundërshtarëve morëm Gjasulën, me karakteristike të tjera fizike, me më shumë centimetra. Mehmeti është futbollist i ri me perspektive, por për këtë moment mendojmë se Roshi mund të na ndihmojë më shumë falë eksperiencës së tij.

Porta: “Nuk është momenti më i mirë për Portën. Në ndeshjet e fundit që kemi bërë, kemi treguar besim tek të dy, Strakosha dhe Berisha. Të dy kanë shumë përvojë në Kombëtare, kanë luajtur në 50 ndeshjet e fundit. Ne kemi besim tek të dy, janë mësuar me Kombëtaren, kanë shumë përvojë. Do të shohim si do të jenë. Në këtë moment kemi shumë nevojë për përvojën e tyre.”

Mbrojtja dhe mesfusha: “Sa u përket mbrojtësve dhe mesfushorëve, jemi të ekuilibruar. Kemi thirrur Veselin dhe Ajetin, që ka bërë hap të madh dhe luajnë në ekipe më të mira dhe rregullisht. Pastaj kemi Ismajlin, Gjimshiti, Mitajn, Mihajn…, me të gjithë këta jemi në rregull.”

Çekia dhe Polonia: “Kemi dy ndeshje të vështira dhe të ndryshme, shume fizike dhe me cilësi teknike nga kundërshtarët tanë. Ne duhet ta përballojmë ndeshjen mirë, fort, dhe me strategji. Kemi ADN-në shqiptare, duhet të bëjmë ndeshje të mirë. Nuk më intereson sa e mbajmë topin, e rëndësishme është paraqitja dhe rezultati.”

Mungesa e lojtarë të Superiores: “Kam ndjekur Partizanin, Tiranën, Egnatian. Kemi lojtarë të rëndësishëm në kampionatin vendës. Ndoshta nuk është momenti i duhur për t’u grumbulluar, por në atë ardhmen mund të japin kontribut në Kombëtare.

Dy herë që kam grumbulluar Hadrojin, na ka ndihmuar shumë. Pra është aty. Në ndjekim shumë futbollistë vendës, por në të ardhmen mund t’i marrim.”

Euforia shqiptare: “Jam shumë i lumtur që njerëzit në Shqipëri janë entuziastë. Në stafin tonë teknik punojmë për çdo ndeshje. Përpara kemi 5 finale dhe ne duam kualifikimin ashtu si të gjithë. Do të luajmë fort që kur të vijë nëntori të jemi në garë për t’u kualifikuar. Jemi të bindur që nuk ka eufori, duhet të kemi vazhdimësi që në nëntor të jemi ende në garë për kualifikimin.”

Objektivi për dy ndeshjet e radhës: “Nuk mund të bëjmë dot llogari në këto momente, bëhen në nëntor. Jemi 100% të fokusuar për Çekinë. Ka lojtarë shumë cilësorë. Fokusi ynë është vetëm te kjo ndeshje. Mbase fitojmë, shkojmë për maksimumin. Për mua rëndësi ka të luftojmë fort. Futbolli ky është, mund të fitosh, mund të barazosh, mund të humbasësh. E rëndësishme është të mos humbasësh.

MARKETING