Tetova pret derbin e madh shqiptar, Shkëndija dhe Shkupi takohen sot nga ora 16:00!

Tetova pret derbin e madh shqiptar, Shkëndija dhe Shkupi takohen sot nga ora 16:00!

Për herë të parë në sezonin e ri të kampionatit, do të vihen përballë dy ekipet më të mira shqiptare të këtij vendi, Shkëndija dhe Shkupi në duelin e vlefshëm për xhiron e gjashtë në Ligën e  Parë të Maqedonisë.

Kuqezinjtë e kanë nisur më mirë kampanjën e re, ku nga katër ndeshje të luajtara regjistrojnë katër fitore (një ndeshje më pak, atë ndaj Strugës), ndërsa Shkupi nuk e ka nisur edhe aq mirë, pasi nga pesë takimet e luajtura në sezonin e ri ka marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Derbi Shkëndija – Shkupi zhvillohet sot pasdite në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 16:00.

MARKETING