Ekipi i Alkaloid Shkup është fituesi i Kampionatit të Shahut Profesionist
Ekipi i Alkoloid Shkup në kategorinë e meshkujve edhe të femrave është fitues i kampionatit të shahut profesionist që u mbajt për tre ditë në qytetin e Ohrit. Njëri prej pjesëmarrëvsve, Bllagoja Damevski, ka thënë se ka qenë kampion i shahut për disa vjet me radhë në Prilep. Ai ka deklaruar se ndonjëherë merr pjesë në ndonjë event të shahut ku takon dhe shokë të vjetër.
“Shumë nga miqtë e vjetër kanë ndërruar jetë dhe mërzitem që nuk i shoh këtu. Por, megjithatë më vjen interesant që bëhen kësi lloj evente të shahut dhe takoj shumë njerëz dhe shahist të mirë. Shahistët e vjetër me këta të rinjët kanë dallime shumë. Shahistët e rinj më shumë janë shahist të kompjuterit sesa të kësaj loje”, deklaroi Bllagoja Damevski, veteran i shahut.
Në kampionatin e shahut profesionist kanë marrë pjesë tetë ekipe të ligës së parë. Në të njejtë kohë është zhvilluar kampionati i shahut profesionist edhe për gjininë femërore në të cilën po ashtu kanë marrë pjesë 8 ekipe.
Kampionati është mbikqyruar nga ekipi profesionist i arbitërve me në krye me Ivan Koçovskin, Sashko Lakinskin, Boris Lusheskin dhe Burak Ismailin. Loja është luajtur sipas sistemit zvicerian, e cila zgjat 90 minuta + 30 minuta shtesë pas 40 lëvizjeve dhe pas çdo lëvije shtohet 30 sekonda.
shenja.tv