(VIDEO) MPJ u kërkon gjykatave që të pastrojnë shpejt “spekulimet politike” për tenderin e “Boris Trajkovskit”

(VIDEO) MPJ u kërkon gjykatave që të pastrojnë shpejt “spekulimet politike” për tenderin e “Boris Trajkovskit”

Ministria e Punëve të Jashtme e ka dorëzuar dokumentacionin e procedurës së tenderit në Komisionin Shtetëror kundër Korrupsionit dhe në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që ka të bëjë me tenderin e 1.8 milion eurove të kompanisë “Eurovia”.

Nga MPJ kanë apeluar që institucionet kompetente t’i japin prioritet kësaj lënde, për shkak të siç kanë thënë duke pasur parasysh implikimet që janë shkaktuar nga siç i quajnë spekulimet e shumta në opinion. Ata edhe më tej këmbngulin se nuk janë bërë parregullsi në tenderim.

Ministria e Punëve të Jashtme

“Nuk ka parregullsi në procedurën e nevojshme për realizimin e suksesshëm të ngjarjes më të madhe ndërkombëtare politike në Shkup, në kuadër të udhëheqjes së vendit me OSBE-në.  Për hirë të ndarjes ekonomike dhe efikasë të buxhetit, kushti për zgjedhje të ofertuesit më të favorshëm ishte çmimi më i ulët për punimet e definuara saktë dhe niveli i cilësisë së performancës. Nga 4 ofertuesit, kompania e përzgjedhur kishte ofertën më konkurruese të çmimeve”.

Përndryshe, ky rast nxiti reagime të shumta në opinion, pas çka bëri që edhe Antikorrupsioni të hapë lëndë për të. Kompania nga Zhelina “Eurovia” që e ka fituar tenderin për të ripërshtatur sallën ‘Boris Trajkovski’ për takimin ministror të OSBE-së në nëntor dhe dhjetor, është në pronësi të Elmedin Ademit, nip i ish ministrit të BDI-së Abdylaqim Ademit, njëkohësisht kompani donatore e BDI-së. Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING