Ennur Totre edhe një vit tjetër me Shkëndijën

Ennur Totre edhe një vit tjetër me Shkëndijën

Enur Totre do të vazhdojë të mbetet pjesë e Shkëndijës edhe për sezonin garues 2023/24. Totre luajti te kuqezinjtë si huazim 6 muajt e fundit nga Vorskla Poltava dhe kontrata e vjetër skadoi mbrëmë, ndërsa bisedimet ndërmjet kryesisë së Shkëndijës, futbollistit dhe drejtuesve të Vorskla Poltavas janë mbyllur me zyrtarizimin e huazimit të ri një vjeçar. 26 vjeçari menjëherë ka firmosur me Shkëndijën deri në gusht të vitit 2024, derisa kontrata është federuar në organet e FFM-së dhe Totre ka të drejtë loje të shtunën kundër Shkupit në Tetovë.
“Shkëndija është shtëpia ime dhe për mua paraqet nder e krenari të luaj për këtë fanellë. Vlerësoj se kemi punë për të bërë, e duam klubin në nivele të larta ku ishim vite më parë, pse jo edhe më lartë dhe për këtë duhet shumë, shumë punë. E di, nuk do të jetë e lehtë, por me kënaqësi kam pranuar të jem këtu në këtë sezon të ri kur besoj se ne do të hedhim hapin e parë drejt ringritjes së Shkëndijës në kreun e futbollit vendorë”, shprehet Totre pasi firmosi kontratën e re për huazimin një vjeçar nga Vorskla te Shkëndija.

MARKETING