Ja ku do të zhvillohet finalja e edicionit të 69-të të Champions League 2023/24…

Ja ku do të zhvillohet finalja e edicionit të 69-të të Champions League 2023/24…

Edicioni i 69-të i kompeticionit kryesor evropian për klube, i 32-ti që kur u riemërua Champions League është duke u zhvilluar me raundet paraprake të përfunduara, për të startuar faza e ndeshjeve në grupe që do të fillojë më 19/20 shtator.

Të 32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë do të presin me padurim fatin e tyre në shortin e fazës së grupeve të mbrëmjes së sotme në Monako.

Kjo do të jetë hera e fundit që turneu luhet në formatin aktual. Në korrik, UEFA shpalli një kompeticion të ri, të zgjeruar, i cili do të përfshijë 36 ekipe duke filluar nga 2024/25.

Ku do të luhet finalja e Champions League 2024?

Finalja do të mbahet në mitikun “Wembley”, në Londër, të shtunën, më 1 qershor 2024. Në fushën historike angleze janë zhvilluar një total prej shtatë finalesh të Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve, pesë nga ato në stadiumin origjinal dhe dy më të fundit (2011 dhe 2013) në stadiumin e rindërtuar, i cili u hap në 2007.

Wembley fillimisht ishte planifikuar të priste finalen e vitit 2023, por për shkak të shtyrjes dhe zhvendosjes së finales së vitit 2020 gjatë pandemisë Covid-19, të gjithë pritësit e fundit u zhvendosën pas një viti. Kjo do të thoshte se finalja e vitit të kaluar midis Manchester City dhe Inter, që u luajt në stadiumin olimpik “Atatürk” në Stamboll me Londrën, që do të ishte nikoqir i finales së 2024-ës.

Do të jetë hera e nëntë që Anglia pret finalen europiane (finalja e vitit 2003 mes AC Milan dhe Juventus u mbajt në “Old Trafford” në Mançester).

Finalet e Kupës së Kampioneve / Champions League që janë luajtur në “Wembley”:

1962/63 AC Milan – Benfica 2-1

1967/68 Manchester United – Benfica 4-1

1970/71 Ajax – Panathinaikos 2-0

1977/78 Liverpool – Brugge 1-0

1991/92 Barcelona – Sampdoria 1-0

2010/11 Barcelona – Manchester United 3-1

2012/13 Bayern Munich – Borussia Dortmund 2-1

MARKETING