Struga TL në Islandë për ndeshjen e kthimit me Breidablik

Struga TL në Islandë për ndeshjen e kthimit me Breidablik

Ekspedita e Struga Trim Lum ka arritur në Islandë, aty ku të enjten do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj, pasi do të përballet me Breidablik në kuadër të fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës.

Struga humbi ndeshjen e parë në Ohër nga islandezët me shifra minimale 0:1, ndërsa në ndeshjen e kthimit synon që të përmbysë rezultatin dhe të merr kualifikimin historik për në grupet e këtij kompeticioni.

Ekspedita e Strugës udhëtoi nga dita e djeshme nga Tirana drejt Cyrihut të Zvicrës, ndërsa mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Islandës. Ekipi Shpëtim Duros sonte do të zhvillojë stërvitjen zyrtare, përderisa ndeshja me Breidablik do të luhet nesër, duke nisur nga ora 18:45. /SHENJA

MARKETING