Në Ohër sot u mbajt dita e tretë e kampionatit të shahut profesionist

Në Ohër sot u mbajt dita e tretë e kampionatit të shahut profesionist

Sot është dita e tretë me radhë e zhvillimit të kampionatin të Shahut profesionist në RMV e cila mbahet në qytetin e Ohrit. Në këtë garë gjithësej marrin pjesë tetë ekipe të ligës së parë.

Gjithashtu në të njejtë kohë zhvillohet kampionati i shahut profesionist edhe për gjininë femërore në të cilën poashtu marrin pjesë 8 ekipe.

Ky kampionat zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar e që zhvillohet në kuadër të Federatës së Shahut të Maqedonisë së Veriut.
Ky kampionat mbikqyret nga ekipi profesionist i arbitërve me në krye me Ivan Koçovski, Sashko Lakinski, Boris Lusheski dhe Burak Ismaili.

Turneu ka filluar me datë 26.08.2023 dhe përfundon më datë 01.09.2023.
Çdo ditë zhvillohet nga një lojë për garues duke filluar nga ora 16:00.

Loja luhet sipas sistemit zvicerian e cila zgjat 90 minuta + 30 minuta shtesë pas 40 lëvizjeve dhe pas çdo lëvije shtohet 30 sekonda.

Ndryshe, në këtë garë sportive klubi “Anpasaj” mbështetet fuqishëm dhe në mënyrë permanente nga sh.k Vizioni M. Gjithahstu klubi pas kësaj gare planifikon që të merr pjesë edhe në garat europiane në shah që do të mbahen nga mesi i shtatorit në qyteti i Durrësit në Shqipëri.

Linku për vajzat https://chess-results.com/tnr804474.aspx?lan=1&art=2&turdet=YES&flag=30

Linku për djemt https://chess-results.com/tnr804473.aspx?lan=1&art=0&turdet=YES&flag=30

MARKETING