(VIDEO) 28 vjeçari nga Studeniçani arrestohet për kontrabandë me migrantë
![(VIDEO) 28 vjeçari nga Studeniçani arrestohet për kontrabandë me migrantë](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/08/Migrant_kontraband-e1693213121740-780x470-1.jpg)
Gjatë ditës së djeshme nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 17:50 në Kumanovë në vendin e quajtur “Sveta Mina” nga ana e policëve është arrestuar 28 vjeçari M.A nga fshati Studeniçan – Shkup, për veprën penale “kontrabandë me migrantë”.
Teksa ka vozitur automjetin “Audi” në autostradën E-75, ai s’është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga punonjësit e policisë me çka është larguar, mirëpo disa çaste më vonë pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve është ndaluar dhe privuar nga liria.
Sipas MPB-së në automjet janë gjetur pesë emigrantë nga Siria.