Nesër zhvillohen katër ndeshje në Ligën e Parë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër sjell katër ndeshjet e xhiros së katërt të sezonit të ri. Shkupi në këtë xhiro do të luaj si mysafirë i Makedonija Gjorçe Petrovit, Shkëndija në Tetovë pret Bregallnicën e Shtipit, përderisa Gostivari në shtëpi do të takohet me Rabotniçkin. Ndeshje tjetër në progam të ditës së mërkurë është edhe ajo ndërmjet Vardarit dhe Sileksit. Të gjitha këto ndeshje luhen nesër nga ora 16:30. Ndërkohë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt do të ketë edhe të enjten kur Brera përballet me Tikveshin, përderisa Struga Trim Lum ndeshjen e kësaj xhiroje me Voska Sport do ta luaj me 27 gusht.

MARKETING