Polici gjobit Guardiolën dhe më pas i kërkon foto, trajneri: Epo duhet të më paguash…

Polici gjobit Guardiolën dhe më pas i kërkon foto, trajneri: Epo duhet të më paguash…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është gjobitur nga policia për parkim të gabuar të makinës së tij.

Ky moment është filmuar nga dëshmitarët e ngjarjes.

Ashtu siç shihet dhe në videon e publikuar në platformën “X”, polici rrugor e ka gjobitur trajnerih dhe ia ka vënë gjobën në makinë për ta paguar.

Por më pas efektivi i ka kërkuar atij një foto. E menjëhershme ka qenë përgjigja e teknikut, i cili i ka thanë: “Do foto, epo duhet ta paguani”.

Më pas kanë shpërthyer në të qeshur së bashku me dëshmitarët e ngjarjes që filmuan edhe momentin.

MARKETING