Detaje rreth tansferimit të Laportas te Al Nassr

Detaje rreth tansferimit të Laportas te Al Nassr

Aymeric Laporte po udhëton për në Al Nassr sot për të përfunduar transferimin e tij prej 27.5 milionë euro në skuadrën e Pro Ligës Saudite.
Mbrojtësi 29-vjeçar pati vështirësi për të siguruar minuta në Manchester City vitin e kaluar, duke bërë vetëm 12 paraqitje në Premier League dhe nuk u përfshi në skuadër për fitoren 1-0 të së shtunës ndaj Newcastle. Ndërsa kontrata e tij me Cityn zgjat edhe për dy vite.
Laporte ka parë gjithashtu rritje të konkurrencës në City gjatë verës, me Josko Gvardiol – një tjetër qendërmbrojtës me këmbë të majtë – që erdhi nga RB Leipzig për 90 milionë euro.
Ndërkohë, Al Nassr, deri më tani ka nënshkruar me Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Seko Fofana dhe Alex Telles në mes të verës me shpenzime të mëdha të Ligës Pro Saudite. Ata gjithashtu trnsferuan edhe yllin Cristiano Ronaldo dhjetorin e kaluar pas largimit të tij nga Manchester United.

MARKETING