Nesër xhiroja e 3-të në Ligën e Parë

E diela do të sjell pesë ndeshje të xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. FC Shkupi do ta luaj ndeshjen e parë të sezonit në Çair, aty ku do të pret Sileksin e Kratovës. Shkëndija e Tetovës në këtë xhiro do të përballet me Tikveshin e Kavadarit në trasnfertë. Skuadra debitante në elitë, Voska Sporti do të pret në Ohër, skuadrën e Vardarit, përderisa Gostivari është mysafirë i Bregallnicës në Shtip. Pjesë e programit këtë të diele është edhe përballja që do të luhet në kryeqytet ndërmjet Rabotniçkit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Të gjitha këto ndeshje luhen të dielën, duke nisur nga ora 17:00, përderisa xhiroja e tretë mbyllet me ndeshjen Struga – Brera që do të luhet të hënën.

MARKETING