Sokol Cikalleshi shënon edhe ndaj Atalyaspor

Sokol Cikalleshi shënon edhe ndaj Atalyaspor

Sokol Cikalleshi e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e ri në Superligën e Turqisë, duke shënuar dy gola në dy javët e para për Konyaspor.

Sulmuesi shqiptar shënoi në barazimin 1-1 ndaj Istanbulspor në javën e parë, ndërsa njëjtë ka bërë edhe sot ndaj Antalyaspor.

Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 60-të ndeshjes dhe nuk gaboi nga pika e bardhë duke çuar topi në rrjetë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 skuadrës së tij.

Për fat të keq, edhe këtë radhë goli i sulmuesit shqiptar nuk shërbeu për tre pikët, pasi vendasit barazuan në minutat e fundit.

Te Antalyaspor nga minuta e parë luajti Zymer Bytyqi i transferuar këtë verë nga Olympiacos.

MARKETING