ZYRTARE: Struga Trim Lum ndeshjen e play off-it e luan në Ohër

ZYRTARE: Struga Trim Lum ndeshjen e play off-it e luan në Ohër

Struga Trim Lum ndeshjen e fazës së play off-it ndaj Breidablik të Islandës do të luajë në stadiumin e Ohrit, “Burimet e Biljanës”. Ky vendim është zyrtarë dhe është konfirmuar edhe nga UEFA.

Si opsion ishte edhe stadiumi i Strumicës, por në fund është përzgjedhur stadiumit i Ohrit, aty ku Struga zhvilloi edhe dy ndeshjet e para europiane të kësaj vere.

Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Breidablik të Islandës do të luhet me 24 gusht.

MARKETING