DURO DHE TAIRI: FAZA PLEJ OF, ARRITJE HISTORIKE PËR NE
MARKETING
Struga Trim Lum arriti të shkruan një faqe të re të historisë, pasi për herë të parë do të luaj në plej of-in e Ligës së Konferencës. Struganët nga dy ballafaqimet me Hesperanzhin në xhiron e tretë të eliminatoreve të këtij kompeticioni, dolën më të suksesshëm, me çka edhe kundër disfatës së pësuar në ndeshjen e kthimit në Luksemburg me rezultat 2:1, siguruan kualifikimin e plej of-it, falë fitores 3:1 në Shkup një javë me parë dhe me shifra të përgjithshme 4:3 eliminuan skuadrën e Hesperanzhit.
Shpëtim Duro, trajner
“Çudirat e Struga Trim Lum këtë sezon vazhdojnë, duke u shpallur me titullin kampion, arritjen në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, sigurisht është një ditë historike, për klubin tonë, një arritje jashtëzakonisht e madhe. Sigurisht që unë dua të falënderojë skuadrën, djemtë për atë që treguan në fushën e lojës, sepse ju e patë vet, nuk ishim të barabartë që nga minuta e 14-të, të luash një ndeshje europiane, nuk është e lehtë, por ne ditëm ti zgjidhnim, sidomos në pjesën e parë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjen me rastet e Ibraimit dhe Shabanit”
MARKETING
Flamur Tairi, futbollist
“Unë jam pjesë e FC Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për viti kemi arritur suksese të njëpasnjëshme, jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne, dhe shpresojmë të vazhdojmë Akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Ligës së Konferencës.”
Struga Trim Lum në fazën e plej of-it do të luajë me Breidablikin e Islandës. Ndeshja e parë do të luhet në Strumicë me 24 gusht, përderisa ajo e kthimit ku vendoset kualifikuesi për në grupe zhvillohet një javë më vonë.
Gazetar: Aziz Sahiti

