“Nuk ka më, është bosh”: Fanellat e Neymarit vështirë t’i gjesh te dyqani i Al-Hilal

“Nuk ka më, është bosh”: Fanellat e Neymarit vështirë t’i gjesh te dyqani i Al-Hilal

Ai thotë se para derës së shtëpisë e prisnin Azizi (6 vjeç) dhe Leena (10 vjeç), kur ai u kthye nga puna, dhe u desh të largohej menjëherë. Klienti, Ayman (40 vjeç) është në radhë para një prej arkave me fanela të madhësisë për “fëmijë” dhe arsyeja e pranisë së tij nuk vihet në dyshim.

Pothuajse të gjithë klientët që janë në dyqanin zyrtar të Al-Hilal, në perëndim të kryeqytetit saudit, kanë ardhur për një fanelë shumë të veçantë: atë të Neymar, mbërritjen e të cilit klubi i Riadit e njoftoi zyrtarisht të martën, në orët e hershme të mbrëmjes.

“Djali im ndoqi çdo ditë lajmet e transferimit të tij në rrjetet sociale”,- vijon Ayman. Mezi presim ta shohim në fushë dhe shpresojmë se do të shpëtojë nga dëmtimi”.

Më shumë se 10.000 fanela të shitura në shtatë orë

Sapo klubi njoftoi për ish-parizienin, i cili do të prezantohet mbrëmjen e së shtunës në stadium, me ngjyrat e reja në rrjetet e tij sociale, “Al-Hilal Store” përjetoi turma të jashtëzakonshme gjatë gjithë mbrëmjes. Dhe kjo furi sigurisht që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ishte hera e parë që e shoh këtë”,- thotë një nga punonjësit. Dyqani ishte gjithmonë plot deri në orën e mbylljes, rreth mesnatës. Menaxheri refuzon të japë shifra, por një punonjës tjetër shpjegon se shitjet online të fanelës me numrin 10, në aplikacionin komercial të klubit, arritën në 10.000 copë në shtatë orë, pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga klubi.

MARKETING