Rikthehet derbi kryeqytetit, Shkupi përballet me Vardarin në Maxhari

Rikthehet derbi kryeqytetit, Shkupi përballet me Vardarin në Maxhari

Sot pasdite do të luhen ndeshjet e xhiros së dytë në elitën e futbollit vendor. Pas disa viteve mungesë, sot rikthehet derbi i kryeqytetit ndërmjet rivalëve të vjetër Vardarit dhe Shkupit. Këta të fundit janë mysafirë në lagjen Maxhari për të luajtur kundër Vardarit, që këtë sezon u rikthyen në elitë nga Liga e Dytë. Derbi do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski”, duke nisur nga ora 17:00. Ndërkohë në të njejtën kohë, do të luhen edhe ndeshjet tjera të xhiros së dytë. Voska Sporti do të jetë mysafirë i Akademia Pandevit në Strumicë, përderisa Gostivari në shtëpi do të pret Tikveshin. Sileksi do të takohet me Rabotniçkin, përderisa Makedonija Gjorçe Petrovi përballet me Bregallnicën e Shtipit. Pjesë e këtij programi në xhiron e dytë ishte edhe derbi shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës, por e njejta u shty për shkak të kampionëe në fuqi që po vazhdojnë garat në Ligën e Konferencës.

MARKETING