Lajm i keq për Realin, portieri Courtois largohet me barrelë duke qarë nga stëvitja…

Lajm i keq për Realin, portieri Courtois largohet me barrelë duke qarë nga stëvitja…

Lajm shumë i keq për Real Madridin. Një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër dhe një mburojë e sezonit të kaluar, Thibaut Courtois, është dëmtuar në stërvitjen e mëngjesit të sotëm, nga e cila u largua me barelë.

Dëmtimi, sipas “COPE”, mund të jetë ligamenti i kryqëzuar i gjurit. Sipas informacioneve të këtij mediumi, belgu është larguar duke qarë nga stërvitja. Një dëmtim i mundshëm i përtierit, që e ndryshon Real Madridin ende pa e nisur La Liga.
Në mungesë të provave mjekësore, ndjesitë nuk ftojnë optimizëm te ‘los blancos’. Courtois është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe mbushja e boshllëkut të tij në skuadër nuk është e lehtë për klubin, nëse konfirmohen shenjat më të këqija.

Futbollisti belg mund të ndalet për 5 ose 7 muaj nëse konfirmohet pauza. Në këtë rast, Real Madridi duhet të vendosë nëse do të dalë në treg, apo do të vendosë t’i besojë Lunin si portier deri në mes të shkurtit ose marsit.

MARKETING