Në lojë futet edhe Harry Kane, “bomberi” i vendos ultimatum dy klubeve: Vendosni brenda të dielës, në të kundërt…

Në lojë futet edhe Harry Kane, “bomberi” i vendos ultimatum dy klubeve: Vendosni brenda të dielës, në të kundërt…

Telenovela Harry Kane është në seritë e fundit. Sipas Daily Mail, lëvizjen e radhës e ka bërë vetë “bomberi” anglez i cili i ka vendosur ultimatum palëve, Tottenham dhe Bayern. Kanë i ka kërkuar dy klubeve që të vendosin përfundimisht për të ardhmen e tij brenda kësaj jave, vija e kuqe është dita e diel, ditë në të cilën starton edhe Premier League. Brenda të dielës ose transferohem në Mynih ose qëndrojë edhe një vit në Londër, te Tottenham.
Ky ultimatum i Harry Kane vendos nën presion “gjelat”, pasi sulmuesi ia ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij që i skadon në 2024. Në këto kushte, Tottenham rrezikon ta humbas falas në fund të këtij sezoni. Mbetet për tu parë se si do të përfundojë një nga çështjet më të nxehta të kësaj merkatoje vere, pasi Bayern Munich nuk ka ndërmend të shkojnë përtej 100 milionë euro.

MARKETING