Mbappe stoik, PSG e përjashton nga skuadra e parë!

Mbappe stoik, PSG e përjashton nga skuadra e parë!

MARKETING

Vazhdon telenovela Kylian Mbappe. Sulmuesi ka refuzuar një propozim rinovimi të kontratës që është formuluar në ditët e fundit nga PSG. Klubi i garantonte veç të tjerash edhe mundësinë për t’u shitur diku tjetër në fund të sezonit.

MARKETING

Sample Image

Por, sipas burimeve brenda kampionëve të Francës, vetë lojtari ka qëndruar stoik në pozicionin e mëparshëm. Pra refuzon klauzolën që do t’i mundësonte të luante për klubin e Emirit të Katarit deri në 2025.

Ashtu siç tanimë e dinë të gjithë, objektivi i 25-vjeçarit është ai për t’u transferuar si lojtar i lirë. Me parametra zero qershorin e ardhshëm, te Reali i Madridit.
Qëndrimi i tij i palëkundur, ka irrituar më tej drejtuesit e PSG-së, të cilët kanë vendosur ta kalojnë në skuadrën e dytë.
Dhe duke nisur nga kjo e hënë, Mbappe nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e skuadrës së parë që po drejtohet nga Luis Enrique.

Tekniku spanjoll nuk mund ta llogarisë “yllin” francez për ndeshjen e parë të kampionatit, të shtunën që vjen në shtëpi kundër Lorient.

MARKETING