Bayern-Kane, zbulohet marrëveshja: rrogë marramendëse për anglezin

Bayern-Kane, zbulohet marrëveshja: rrogë marramendëse për anglezin

E ardhmja e Harry Kane mbetet një nga misteret e merkatos.

Sulmuesi ka bërë të ditur dëshirën për t’u larguar nga Tottenham, por klubi londinez nuk ka ndërmend ta lërë të largohet nëse nuk merr një ofertë të përshtatshme.

Dhe është pikërisht kjo nyja që ka bllokuar transferimin e lojtarit te Bayern Munich. Sepse siç ka bërë të ditur TheAthletic, mes lojtarit dhe klubit gjerman është arritur një marrëveshje.
Sipas burimit, nëse sulmuesi do të transferohej në Mynih, ai do të përfitonte një rrogë prej 29 milionë eurosh në vit.

Më shumë se dyfishi nga sa përfiton aktualisht te Tottenham-i (10,4 milionë sterlina, rreth 12 milionë euro).

MARKETING