Xhihad Arslan: Ishim më të mirë se Levski, por nuk arritëm rastet ti finalizojmë me gol

Xhihad Arslan: Ishim më të mirë se Levski, por nuk arritëm rastet ti finalizojmë me gol

Shkupi u eliminua nga Liga e Konferencës, pasi edhe në ndeshjen e kthimit në Sofje, u mund nga Levski me rezultat minimal 1:0 dhe me shifra të përgjithshme 3:0 përshëndetet nga këto eliminatore. Tekniku i Shkupit, Xhihad Arslan ka thënë se ekipi i tij ishte më i mirë se Levski, por që nuk arritën rastet ti finalizojnë në gol.

“Ne erdhëm në Sofje me një disavantazh 0-2 nga Shkupi dhe u përpoqa t’u shpjegoja lojtarëve se gjithçka është e mundur pavarësisht cilësisë së kundërshtarit. Luftuam deri në fund, por nuk arritëm rezultatin që dëshironim. Në pesëmbëdhjetë minutat e fundit ishim ekipi më i mirë në fushë, patëm 2-3 raste të mira për të shënuar, por nuk shënuam. Urime Levskit për fitoren dhe shumë suksese në të ardhmen”, tha trajneri i Shkupit, Xhihad Arslan.

Pas eliminimit të Shkupit, përfaqësuesja e vetme e Maqedonisë në Kupat evropiane të futbollit mbetet skuadra e Strugës Trim Lum, e cila do të luajë kundër Esperange nga Luksemburgu, në xhiron e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

MARKETING