Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Levski – Shkupi, stadiumi do të jetë i stërmbushur

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Levski – Shkupi, stadiumi do të jetë i stërmbushur

Ndeshja e kthimit e xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës ndërmjet Shkupit dhe Levskit, do të luhet në stadium të stërmbushur me tifozë.

Kështu paralajmrojnë mediumet bullgare, sipas të cilave, të gjitha biletat për ndeshjen Levski – Shkupj janë shitur.

Takimi Levski – Shkupi do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Asparuhov” në Sofje, të enjten, duke nisur nga ora 19:00.

Dueli i parë ndërmjet dy ekipeve të luajtur në Shkup para një jave u mbyll në favor të bullgarëve me rezultat 0:2.

Kujtojmë se në sfidën e së enjtes nuk do të ketë tifozë mysafirë, pasi UEFA mori vendim të mos lejohet të udhëtojnë përkrahësit e Shkupit, pas incidenteve që ndodhën javë e kaluar në kryeqytetin tonë.

MARKETING