Dy gola për dy minuta, Inter përmbys PSG në miqësoren e zhvilluar në Tokio

Dy gola për dy minuta, Inter përmbys PSG në miqësoren e zhvilluar në Tokio

PSG dhe Inter kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Tokio të Japonisë, ku triumfues kanë dalë zikaltërit. Interi fitoi 2-1 me përmbysje, pasi të parët në avantazh kishin kaluar francezët.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, me ekipet që i kishin ruajtur golat për pjesën e dytë. Në minutën e 63 ishte Vitinha që kaloi PSG në avantazh me një goditje të bukur nga distanca.
Por në fundin e takimit, në harkun kohor të dy minutave, Interi shënoi dy herë për të përmbysur rezultatin. Në fillim shënoi Esposito në minutën e 81 dhe më pas ishte Sensi që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83.

MARKETING