El Clasico dramatike, Barcelona mposht me 3 gola Realin e Madridit

El Clasico dramatike, Barcelona mposht me 3 gola Realin e Madridit

Real Madrid dhe Barcelona dhuruan spektakël mes tyre në miqësoren e zhvilluar në Virxhinia, SHBA. El Clasico u fitua 0-3 nga kampionët e Spanjës, teksa djemtë e Ancelottit u ndalën katër herë nga traversa.

Reali regjistroi humbjen e parë në tokën amerikane pas triumfeve me Milanin dhe Manchester United. Ndërkohë që Barça reagoi pas disfatës 5-3 me Arsenalin.

Ousmane Dembele finalizoi shumë bukur një super skemë të katalanasve pas çerek orë. Teksa Vinicius Junior humbi një penallti pesë minuta më vonë. Braziliani u ndal nga traversa.

Që do i mohonte golin Realit edhe në tri raste të tjera gjatë sfidës. Ndërkohë, Fermin Marin dhe Ferran Torres ndëshkuan dy herë “Los Blancos” në pesë minutat e fundit. Duke i dhuruar fitoren e pastër skuadrës së Xavit.

 

MARKETING