Saint-Maximin largohet nga Newcastle dhe shkon në Arabinë Saudite

Saint-Maximin largohet nga Newcastle dhe shkon në Arabinë Saudite

Allan Saint-Maximin e ka konfirmuar se do të largohet nga Newcastle pas një oferte nga Arabia Saudite.

Francezi ka postuar një mesazh lamtumire në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shprehur lidhjen emocionale me klubin e Premier Leagues.

Sipas raportimeve, ai do t’i bashkohet skuadrës Al-Ahli, e cila për transferimin do t’i paguajë klubit anglez 30 milionë euro.

Qëkur u bashkua skuadrës nga Nice më 2019, Saint-Maximin ka bërë 124 paraqitje për Newcastlen, duke shënuar trembëdhjetë gola.

Deri më tash një listë e madhe e emrave të njohur të futbollit janë zhvendosur në Arabinë Saudite.

MARKETING