Unitedi refuzon West Hamin për Maguiren

Manchester Unitedi ka refuzuar ofertën prej 23 milionë euro të West Ham Unitedit, për qendërmbrojtësin anglez, Harry Maguire.
MARKETING
Trajneri i West Hamit, David Moyes, i dëshiron shërbimet e Maguireit, që te Manchester Unitedi ishte transferuar në vitin 2019 nga Leicester City, për 87 milionë euro.
Maguire nuk është në planet e trajnerit Erik ten Hag për edicionin e ri. Madje, qendërmbrojtësit anglez iu mor edhe shiriti i kapitenit më herët gjatë këtij muaji.
Holandezi më pas kishte deklaruar se Maguire mund të luftojë për ta zënë vendin e titullarit sërish.
Maguire përfiton 233 mijë euro në javë. Në edicionin e kaluar zhvilloi 31 ndeshje nga 62 sa i pati Manchester Unitedi në të gjitha garat.
Maguire ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2025.