UEFA përjashton Juventusin nga Liga e Konferencës

UEFA përjashton Juventusin nga Liga e Konferencës

Zyrtare, Juventus përjashtohet nga UEFA dhe nuk do të marrë pjesë në Conference League, kompeticion të cilin skuadra torineze e siguroi nëpërmjet kampionatit, pasi u rendit në vendin e shtatë.

UEFA ka bërë me dije se ky vendim vjen pasi Juventus ka shkelur rregullat e “Fair Play Financiar” dhe është përjashtuar nga kompeticionet europiane për sezonin 2023-2024.

Gjithashtu, Juventus është gjobitur edhe me 20 milionë euro, të cilat 10 milionë do të paguhen menjëherë, ndërsa gjysma tjetër mund të aktivizohet nëse klubi shkel përsëri rregullat përgjatë tre sezoneve të ardhshme.

Sa i përket përjashtimit të “bardhezinjve”, Fiorentina “feston”, pasi skuadra finaliste e edicionit të kaluar në Conference League do të marrë vendin e Juves në këtë kompeticion.

Mediet italiane raportojnë se, në Torino, prej javësh ishin bërë gati për këtë vendim dhe nuk pritet që klubi të apelojë, pasi nga pikëpamja ekonomike nuk është ndonjë humbje serioze.

Skuadra e Allegrit tashmë do të përqendrohet vetëm te kampionati dhe Kupa, aty ku do të kërkojë t’i japë fund ecurisë 2-vjeçare pa trofe.

MARKETING