Shkupi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Levskin

FC Shkupi të enjten në stadiumin “Todor Proeski” do të luaj ndaj Levskit në kuadër të ndeshjes së parë të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës. Ndërkohë nga sot ka nxjerr në shitje biletat.
MARKETING
Biletat do të jenë në shitje në dy lokacione, para stadiumit të FC Shkupi në Çair dhe në kafeterin “Kaimuck” në Çarshinë e Vjetër.
Biletat mund ti blini duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 17.00 para stadiumit të Çairit, ndërsa para kafeteris “Kaimuck” duke filluar nga ora 17:00 deri në mesnatë 00:00.
Në orar dhe lokacione të njëjta biletat do të shitën edhe të mërkurën duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 17.00 para stadiumit të Çairit, ndërsa para kafeteris “Kaimuck” duke filluar nga ora 17:00 deri në mesnatë 00:00.
Ditën e ndeshjes, të enjten në Çair dhe kafeterin “Kaimuck” biletat do të shiten nga ora 12:00 deri në ora 17:00, ndërsa nga ora 18:00 në pikë shitjen para stadiumit të qytetit Arena “Todor Proeski”.
Gjithashtu biletat do të shiten edhe në këto pika të shitjes:
SHKUP
LITERATURA.MK – EAST GATE MALL
LITERATURA.MK – VERO JUMBO
LITERATURA.MK – QTQ (GTC) PËRDHESE
LITERATURA.MK – Rr. Maqedonia
LITERATURA.MK – QT BUNJAKOVEC
LITERATURA.MK – QTQ (GTC) KATI I PARË
VELES
UNISON – Blagoj Gjorev 9
RADOVISH
Hakidiki Travel – Partizanska Nr 43
PRILEP
A.T BRAN – PERE TOSHEV 75
STRUMICË
A.T SAFARI, Rr, Blagoj Janko Muçeto Nr 2
LITERATURA.MK – Rr, Blagoj Janko Muçeto Nr 2
Çmimi i biletave është 150 dhe 200 denarë.