Suarez synon me çdo kusht t`i bashkohet Messit te Inter Miami

Suarez synon me çdo kusht t`i bashkohet Messit te Inter Miami

Veterani uruguaian Luis Suarez është gati të përdorë fondet personale për të blerë kontratën e tij me Gremion e Brazilit, vetëm për t`u bashkuar me mikun e ngushtë Lionel Messi në Inter Miami.

Suarez mbërriti në Gremio këtë vit nga Nacional Montevideo dhe nënshkroi një kontratë dyvjeçare, por klubi brazilian është i vetëdijshëm se ai dëshiron të largohet. Megjithatë, Inter Miami nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar dëmshpërblimin e nevojshëm, pretendon “ESPN Brazil”.
Sipas këtij mediumi uruguaiani është i gatshëm të paguajë të gjitha pagat që mori në 2023 dhe të paguajë një shumë shtesë, vetëm për të shkuar në Miami, ku Suarezit i bashkohen ish-shokët e tij të Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

MARKETING