Shkupi dhe Struga mësojnë kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë

Shkupi dhe Struga mësojnë kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë

Struga Trim Lum dhe Shkupi do të vazhdojnë ta përfaqësojnë vendin në xhiron e dytë të eliminatoreve në Ligën e Konferencës, ku këtë javë do të luajnë edhe ndeshjet e para të kësaj faze. Ndërkohë, sot me hedhjen e shortit në Nion të Zvicrës kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm që mund të përballen nëse kualifikohen në xhiron e tretë të këtij kompeticioni. Ekipi Nju Sents nga Uellsi ose FC Svift do të jetë kundërshtari i Strugës, nëse kampionët në fuqi të vendit tonë arrijnë të eliminojnë Buduçnostin në xhiron e dytë, përderisa Shkupi nëse e kalon Levskin e Sofjes, për kundërshtarë të radhës do të ketë fituesin e duelit Hapoel Ber Sheva – Panevezys. /SHENJA/

MARKETING