Taulant Seferi largohet nga Ukraina dhe transferohet në Abu Dhabi

Taulant Seferi largohet nga Ukraina dhe transferohet në Abu Dhabi

Taulant Seferi do të largohet nga Ukraina pas vetëm një sezoni. Pasi zhvilloi një edicion të shkëlqyer në Ukrainë, duke shënuar 13 gola në 28 ndeshjet që luajti që në sezonin e parë me Vorskla Poltavën, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do e vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkura Arabe.

Kumanovari do të jetë pjesë e skuadrës së FC Banijas në Abu Dabi. Seferi është huazuar për një sezon me të drejtë blerje, me skuadrën nga Abu Dabi që ka paguar një shifër të konsiderueshme për afrimin e futbollistit kuqezi. Sulmuesi kalon tek Banijas me ndërmjetësimin e kompanisë “Part of the Game” dhe gjatë aventurës së tij tek kjo skuadër do të përfitojë rreth 900 mije dollarë. Seferi ka një karrierë të pasur, pasi ka dalë nga Rabotnicki, teksa më pas u transferua në Zvicër tek Jang Bojs.

Pas eksperiencave me Ksamaks dhe Vintertur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Më pas Seferi u transferua tek Vorskla, duke u renditur dhe golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit me 13 gola të realizuar.

 

MARKETING