Xhihad Arslan: Nuk jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin në ndeshjen e dytë me Hegelmanin

Xhihad Arslan: Nuk jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin në ndeshjen e dytë me Hegelmanin

Shkupi edhe përkrahë barazimit pa gola në takimin e kthimit ndaj Hegelmanit në “Todor Proeski”, vazhdon garat në Ligën e Konferencës falë triumfit të thellë 5:0 që mori një javë më parë në Lituani. Por, trajneri turk Xhihad Arslan pas ndeshjes është shprehur i pa kënaqur me lojën e futbollistëve të tij dhe rezultatin.

Xhihad Arslan, trajner
“Të them të drejtën më nervoz kam qenë sot se sa në ndeshjen e parë, pasi që motivimi te ne mundë të binte, ndërsa te ata të rritej, dhe kështu ishte. Në ndeshjen e kthimit më ka pëlqyer se si ka luajtur mbrojtja, por përveç kësaj që thash, nuk jam i kënaqur me lojën dhe rezultatin. Ne duhet nga secila ndeshje të mësojmë diçka, këtë do ta ndërtojmë në ekip,  por duhet të jemi të disiplinuar dhe mos të dalim nga loja ekipore në individuale. Sigurisht që qëllimi ynë është të vazhdojmë sa më larg në këtë garë, pse jo edhe në fazën e grupeve”.

FC Shkupi në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës do të takohet me Levskin e Bullgarisë.

MARKETING