FIFA publikon renditjen e re – Kosova bie për një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë

FIFA publikon renditjen e re – Kosova bie për një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë

Qeveria e Futbollit Botëror FIFA, sot ka bërë renditjen më të re për ekipet përfaqësuese. Maqedonia e Veriut ka ruajtur status kuonë në këtë ranglistë, teksa mban pozitën e 68-të në botë.

Nuk ka ndryshim edhe për Kombëtaren Shqiptare, pasi ruan vendin e 65-të në ranglistën e përgjithshme të FIFA-s. Ndërkaq, Kosova nga ana tjetër ka humbur një pozicion, pasi në muajin qershor renditej në vend të 108, ndërsa në korrik renditet në vend të 109.

Sa i përket 10-shes kryesuese të renditjes së FIFA-s nuk ka asnjë ndryshim, me skuadrat që mbajnë të njëjtat pozicione, ku në vend të parë vazhdon të qëndrojë kampionia e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca e vendit të dytë dhe Brazili i vendit të tretë.

MARKETING