Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, teksti nuk është i pranueshëm
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetarëve lidhur me faktin se ndryshimet kushtetuese kanë hyrë në procedurë parlamentare dhe cilat janë hapat e radhës të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ai ka theksuar se VMRO-DPMNE do t’i përcaktojë hapat e ardhshëm në koordinim dhe se VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë një qëndrim të qartë i cili nuk ka ndryshuar, se në këto kushte dhe diktatе nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ai akuzoi Qeverinë për komplikim të mëtejshëm të procesit duke përcaktuar një tekst për amendamentet kushtetuese që nuk përmbahet në konkluzionet e Këshillit të Evropës, kuadrin e negociatave dhe protokollin.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“Do të kemi koordinim si VMRO-DPMNE dhe do të pajtohemi për qëndrimin tonë në atë koordinim. Por ajo që është e rëndësishme është që VMRO-DPMNE dhe koalicioni kanë një qëndrim të qartë lidhur me këto amendamente kushtetuese, si ato të diktateve bullgare në mënyrën se si i dorëzohen parlamentit jo vetëm që nuk janë të pranueshme, por edhe Qeveria e komplikon edhe më tej procesin duke përcaktuar një tekst për amendamentet kushtetuese, i cili jo vetëm që nuk është i pranueshëm, por mund të them se është totalisht i paarsyeshëm dhe rrezikon edhe më tej pozitat e Maqedonisë së Veriut në kuadër të progresit drejt anëtarësimit të plotë në BE”.