Politikani spanjoll ‘godet’ Djokovicin: Alcaraz mposhti një Putinist, një mik të gjenocidit dhe një njeri që refuzoi vaksinën

Politikani spanjoll ‘godet’ Djokovicin: Alcaraz mposhti një Putinist, një mik të gjenocidit dhe një njeri që refuzoi vaksinën

Carlos Alcaraz mundi Novak Djokovicin 1:6, 7:6, 6:1, 3:6 dhe 6:4 në finalen fantastike të Wimbledonit dhe arriti në Grand Slamin e tij të dytë në karrierë. Spanjolli fantastik ka mposhtur tenistin serb për të cilin kjo ishte humbja e parë në Wimbledon që nga viti 2013. Shkencëtari dhe politikani nga Spanja, Pablo Echenique, ka festuar në Twitter fitoren e Carlos Alcaraz ndaj Novak Djokovic. Ai tha për Djokovicin se ai është “Putinist” dhe “mik i gjenocidit”, pasi ai mbështet kriminelët e luftës që kryen gjenocidin në Srebrenicë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Alcaraz është absolutisht mbresëlënës dhe më i miri nga të gjithë – ai mundi një ultra-djathtist, një Putinist, një mik të gjenocidit, një njeri anti vaksinë dhe një teorist konspiracioni. Kjo e bën këtë fitore edhe më të madhe,” shkroi Pablo Echenique.

MARKETING