Zyrtare: Declan Rice, lojtar i ri i Arsenalit
MARKETING
Arsenali ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit Declan Rice nga West Ham United.
MARKETING
Klubi nga Emirates ka vazhduar me përforcime gjatë kësaj vere, duke konfirmuar tashmë blerjen më të madhe.
Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, Rice, i cili thuhet se i ka kushtuar Arsenalit plot 120 milionë euro
Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Topçinjve, të cilët thyen rekordin britanik duke e bërë Rice blerjen më të shtrenjtë në histori.
“Reprezentuesi anglez Declan Rice na është bashkuar nga West Ham United me një kontratë afatgjatë”, thuhet një njoftimin e Arsenalit.
Rice do të veshë fanellën me numrin 41 te Arsenali dhe fanella e tij tashmë është në shitje në faqen zyrtare.
Arsenali deri tani ka transferuar edhe Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajaxi.

