Arteta: Xhaka mendoi se tani ishte koha e duhur për t’u larguar

Arteta: Xhaka mendoi se tani ishte koha e duhur për t’u larguar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për largimin e mesfushorit Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar ka luajtur shtatë vjet për klubin anglez, kurse në fillim të këtij muaji vendosi t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.

“Ai e kishte të qartë se tani është koha e duhur për një hap të tillë. Ai gjeti mundësinë për t’u transferuar te Leverkusen shumë tërheqëse për të. Ne e diskutuam këtë dhe në fund të gjitha palët ranë dakord që ky ishte vendimi i duhur”, ka thënë Arteta. Xhaka u paraqit 297 herë për Arsenalin, duke shënuar 23 gola.

MARKETING