Takim sekret në Londër, Bayern Munich nuk heq dorë për Harry Kane

Takim sekret në Londër, Bayern Munich nuk heq dorë për Harry Kane

Bayern Munich vazhdon të bëjë presion për shërbimet e Harry Kane. Siç raporton gazeta gjermane Bild, kreu ekzekutiv Jan-Christian Dreesen dhe kreu i departamentit të skautingut Marco Neppe kanë pasur një takim në Londër me pronarin Daniel Levy për të negociuar transferimin e sulmuesit anglez.
Numri një i Tottenham-it është i qartë: nëse duan ta blejnë, do të duhet të paguajnë më shumë se 100 milionë euro. Nuk ka ende një progres të madh në negociata, por, gjithmonë sipas Bild, brenda klubit kampion të Bundesligës janë më optimistë se kurrë për të mbyllur operacionin.
Siç dihet, Bayern tashmë i ka dërguar Spurs një ofertë prej rreth 70 milionë euro, një propozim shumë larg pretendimeve të Tottenham. Kështu, bomberi i Premier League po qëndron në ankth se çfarë do të ndodhë. Kane e ka shprehur dëshirën e tij se kërkon të ndërrojë ambient, madje ka arritur në parim akordin me Bayern.
Sipas burimeve pranë tij, ai nuk e pëlqen PSG-në edhe nëse kampionët francezë shesin Mbappe. Ndërsa Real Madrid tani duket më i tërhequr pas marrjes së Bellingham, ndoshta gjigantët spanjollë po presin se çfarë do të ndodhë me Mbappe.

MARKETING