ESPN parashikon: Negociatat e Real Madridit për Mbappen do të jenë në kohë rekord

Siç ishte parashikuar, negociatat për nënshkrimin e Mbappes do të jenë shumë të shpejta dhe një marrëveshje do të arrihet shumë shpejt, raporton ESPN.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ia ka bërë të qartë bordit të klubit të tij se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën përtej 30 qershorit 2024, kështu që i ka mbetur më pak se një sezon në kontratë.

Përkundër faktit se gjithçka është shumë e bllokuar tani, sipas Rodrigo Faez, një gazetar i ESPN, ajo mund të zgjidhet shumë shpejt.

“Sapo Kylian Mbappe do t’i thotë PSG-së “rregulloje me Real Madridin”, mendoj se do të ketë një negocim shumë të shpejtë, një kontratë në kohë rekord, për faktin se të tre palët janë të interesuara”, komenton gazetari.
Kështu pra, është Mbappe ai që ka në fuqi vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe do të duhet ta komunikojë sa më shpejt.

MARKETING