Efekti “Messi”, kaos në stërvitjen e Inter Miamit, ndërtohen tribuna shtesë

Efekti “Messi”, kaos në stërvitjen e Inter Miamit, ndërtohen tribuna shtesë

Mbërritja e Leo Messit tek Inter Miami është shndërruar në fenomen mediatit. Dëshmi për këtë është kaosi që shpërtheu këtë të mërkurë për shkak se shumë gazetarëve donin të shihnin stërvitjen e ekipit të MLS-së, pavarësisht se argjentinasi nuk është prezantuar ende zyrtarisht, gjë që do të ndodhë të dielën, më 16 korrik.

Gjatë seancës stërvitore të Inter Miamit këtë të mërkurë, u shfaqën aq shumë pjesëtarë të medies për ta parë atë, saqë bordi i skuadrës u detyrua të ndërtonte dy tribuna shtesë për gazetarët.

Leo Messi mësohet se është paraqitur në mëngjes për të kryer ekzaminimet mjekësore, por në 15 minutat e stërvitjes së hapur për shtypin, “Pleshti” nuk ka qenë i pranishëm.

Trajneri Gerardo Tata Martino drejtoi seancën e tij të parë stërvitore të hënën e kaluar dhe nuk pranoi të fliste për Messin pikërisht për shkak se ai nuk ka nënshkruar kontratën dhe data në të cilën do të nënshkruajë kontratën nuk është specifikuar.

Ndërkohë, biletat për prezantimin e Messit të dielën e ardhshme, më 16 korrik, tashmë janë në shitje dhe sërish Inter Miami ka vendosur dy tribuna shtesë në stadium në mënyrë që njerëzit të shohin “yllin” argjentinas.

 

MARKETING