Shkupi sonte kërkon “pozitivën” në Lituani përballë Hegelmanit

Shkupi sonte kërkon “pozitivën” në Lituani përballë Hegelmanit

Skuadra e Shkupit sonte do ta luajë ndeshjen e parë të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës. Ekipi shqiptar nga Çairi këtë sfidë e luan në transfertë dhe përballë do të ketë ekipin lituanez, FC Hegelman.

MARKETING

Description of image

Bardheblutë kishin vështirësi gjatë këtij udhëtimi, ku njërit prej futbollistëve më të mirë nga tabori i Shkupit, Valid Hamidit iu ndalua edhe hyrja në Lituani për shkak të disa problemeve me vizën dhe i njejti nuk do të mund të ndihmojë sonte skuadrën shkupjane.

Gjithsesi pjesa e tjetër e ekipit të Shkupit shihet gati dhe tekniku Xhihad Arslan pritet të nxjerrë formaconin më të mirë të mundshëm për të marrë rezultatin e dëshiruar nga kjo transfertë.

Ndeshja ndërmjet FC Hegelman dhe Shkupit do të nis nga ora 19:00.

MARKETING